KKVITI

Arbër Emini nuk ndalet, ngrit kallëzim penal ndaj disa personave për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor në Kllokot

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Personat e lartpërmendur, në kallëzimin penal në bashkëpunim me Strecko Spasic dhe Milos Stojkovic, këshilltar i Aleksandar Vulin, kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme dhe të organizuara për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, në favor të (SNS) të Strecko Spasic.

KALLËZIM PENAL

Lënda: Ndërhyrje nga Strukturat Ilegale të Serbisë në Kosovë, dhe ndikim i paligjshëm nga Serbia në procesin zgjedhor në Komunën e Kllokotit.
Drejtuar: Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Nga: Arbër Emini – Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës së Kllokotit
Vendbanimi: Kllokot
Data: 20.10.2025

Të kallëzuar:
Besim Arifi
Naim Agushi
Astrit Azemi
Strecko Spasic
Milos Stojkovic
Igor Jucinac

Mobi Casa

Përshkrimi i rastit:
Personat e lartpërmendur, në bashkëpunim me Strecko Spasic dhe Milos Stojkovic, këshilltar i Aleksandar Vulin, kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme dhe të organizuara për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, në favor të (SNS) të Strecko Spasic.

Konkretisht, ata kanë:
Ushtruar ndikim dhe presion politik ndaj qytetarëve shqiptarë për të orientuar votën e tyre drejt një subjekti politik SNS;
Kanë Fabrikuar një audio-përgjim të rremë, me qëllim manipulimi të opinionit publik dhe dëmtimit të reputacionit tim politik;
Përhapur propagandë të qëllimshme dhe mashtrime për të ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesve;
Organizuar dhe orkestruar mobilizimin e votave të qytetarëve shqiptarë për SNS, në koordinim me struktura të jashtme politike;
Kanë cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin demokratik lokal.
Përfshirja e Milos Stojkovic në Strukturat Ilegale
Më 12.10.2025, është konstatuar dhe dokumentuar se Milos Stojkovic është anëtar i kryesisë së strukturave ilegale serbe në Komunën e Kllokotit.
Këto struktura ilegale janë të lidhura drejtpërdrejt me mekanizmat politikë të Serbisë dhe kanë luajtur një rol aktiv në:
Organizimin dhe koordinimin e fushatave të ndikimit në terren,
Orkestrimin e votave të komuniteteve lokale për SNS,
Përhapjen e propagandës dhe dezinformatave për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.
Ky fakt është provë thelbësore për të dëshmuar përfshirjen e organizuar të strukturave ilegale në procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e tyre me individë lokalë.
Bazë ligjore – Kodi Penal i Republikës së Kosovës:
Veprimet e lartpërmendura përbëjnë shkelje të rënda penale, përkatësisht:
Neni 211 – Mashtrimi;
Neni 213 – Mashtrimi zgjedhor;
Neni 214 – Ndikimi në përcaktimin e lirë të votuesve;
Neni 215 – Korrupsioni zgjedhor;
Neni 188 – Përhapja e informatave të rreme.
Kërkesa:
Në bazë të fakteve të paraqitura dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, kërkoj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

  1. Të iniciojë hetime penale ndaj personave të kallëzuar dhe bashkëpunëtorëve të tyre;
  2. Të verifikojë rrjetin e bashkëpunimit me strukturat ilegale serbe në Kllokot;
  3. Të merren masa parandaluese dhe ndëshkuese në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës;
  4. Të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe përcaktimi i lirë i votuesve në Komunën e Kllokotit.
    Arbër Emini
    Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës së Kllokotit
    Data: 20.10.2025
    Vendi: Kllokot