FIDANISHTJA

Surdulli i zhgënjyer me votuesit: Respekti i juaj ndaj meje nuk u vlerësua me besim dhe votë?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Nga shumica e juaj të mirat shpejt u harruan, por unë nuk i kam harruar dhe më vjen mirë që të gjithë i shfrytëzoni ato. Megjithatë, nga ana ime mbeteni të respektuar për jetë. Jeta ime vazhdon në Karaçevë me brengën që komuna e Kamenicës vazhdimisht po zbrazet dhe po degradohet ka shkruar Shaip Surdulli.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kamenicës,
Ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj gjatë kësaj fushate. Falënderoj të gjithë kandidatët për delegat të LDK-së, të gjithë aktivistët e LDK-së dhe gjithë qytetarët për angazhimin dhe aktivitetin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore dhe të gjithë votuesit për mua kandidat për kryetar të komunës dhe delegatët e LDK-së për Kuvend Komunal.

Edhe pse nuk arritëm rezultatin që e dëshiruam dhe jemi renditur në vendin e tretë, ne e pranojmë vullnetin tuaj dhe rezultatin zgjedhor. Kryetarit Kadri Rahimaj i urojmë fitoren dhe kandidatëve tjerë po ashtu për rezultatet e arritura.

LDK-ja do të vazhdojë të jetë zë i qytetarëve, duke punuar me përkushtim për të ardhmen e Kamenicës.

UBT

Unë dola dhe u kandidova për kryetar të komunës së Kamenicës me vullnetin dhe dëshirën më të madhe për ta udhëhequr komunën në mënyrën më të mirë. Por respekti i juaj ndaj meje si profesor doktor i shkencave të matematikës dhe ish kryetar i komunës për 11 vite deri në vitin 2013 nuk u vlerësua me besim dhe votë.

Nga shumica e juaj të mirat shpejt u harruan, por unë nuk i kam harruar dhe më vjen mirë që të gjithë i shfrytëzoni ato. Megjithatë, nga ana ime mbeteni të respektuar për jetë.

Jeta ime vazhdon në Karaçevë me brengën që komuna e Kamenicës vazhdimisht po zbrazet dhe po degradohet.

Ky trend negativ me siguri do të vazhdoj edhe gjatë 4 viteve të ardhshme dhe dëshiroj që të ndodh e kundërta për të mirën e qytetarëve.

Me respekt,
Shaip Surdulli