Fundamenti

Arbër Emini ndjehet faqebardhë, falënderon votuesit e sinqertë – Kllokoti hynë në vetë izolim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kllokot – Arbër Emini edhe pse nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me Kllokotin prapë thotë se ndjehet faqebardhe dhe ka falënderuar të gjithë votuesit e sinqertë, e që e kanë përkrahur. Ndryshe, Emini tha se është duke bërë ankesë në PZAP për shkak të parregullsive të shumta me votim me asistencë dhe me dokumente false nga Serbia. Ka mos përputhje të votimeve dhe janë shkelur procedurat e numërimit shprehet Emini.

Arbër Emini kandidati i vetëm shqiptar në Kllokot edhe pse e humbi garën thotë se ndjehet faqebardhë, për shkak se përpara vetës e ka pasur një makineri të tërë të strukturave paralele serbe dhe të vet Radojqiqit e Serbisë, e cila përkrahi Listën Sërpska, me të gjitha mjetet, madje edhe me dokumente false.

“Unë jam i lumtur që kamë marrë atë përqindje, e cila besoj ishte një përkrahje e sinqertë nga ata që më besuan. I di lojërat e disa shqiptarëve që me “kënaqësi” votuan për strukturat paralele dhe e njoh mirë politikën e Serbisë, e cila përmes strukturave paralele bëri çmos, që ta realizojë ëndrrën e tyre, për ta pasur një Kllokot të izoluar dhe pa asnjë investim konkret në të ardhmen” tha Emini.

FIDANISHTJA

Arbër Emini tha se është duke bërë ankesë në PZAP, për shkak të shumë shkeljeve që janë gjetur në procesin e votimit dhe të numërimit.

“Përmes procesit të votimit me asistencë, shumë votues serb me dokumente falso nga Serbia kanë votuar, ndërsa ka edhe shkelje tjera serioze në procesin e numërimit. Paramendojeni në ora 12 të natës kanë nisur procesi i numërimit për kandidatët për kryetar komune dhe të gjitha këto shkelje do i dorëzojë sot në PZAP” tha Emini.

Emini tha se elektorati shqiptar nga të gjitha partitë politike, duhet të ndjehet krenar sepse është hera e parë, që kemi pasur një ballafaqim “fyt për fyt”, me struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia./rajonipress/