Fundamenti

Çdo votë e qytetarëve është zëri i Gjilanit që beson në të ardhmen tonë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ky është një moment që shpreh besimin tonë në demokraci, në vlerat e pjesëmarrjes dhe në fuqinë e secilit qytetar për ta përcaktuar drejtimin e Gjilanit për katër vitet e ardhshme ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Një ditë e veçantë për familjen tonë dhe për tërë qytetin e Gjilanit!
Sot, bashkë me bashkëshorten time, Arta Berisha Ismajli, dhe djalin tonë, Art Ismajli, e ushtruam me krenari të drejtën tonë qytetare dhe kushtetuese, ku votuam me bindje, me zemër dhe me përgjegjësi për të ardhmen e qytetit tonë.

Ky është një moment që shpreh besimin tonë në demokraci, në vlerat e pjesëmarrjes dhe në fuqinë e secilit qytetar për ta përcaktuar drejtimin e Gjilanit për katër vitet e ardhshme.

FIDANISHTJA

Votuam me ndjenjën më të pastër të dashnisë për vendin tonë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për një qytet që ecën përpara me përplot dinjitet, zhvillim dhe mirëbesim.

Ftoj çdo qytetar të bëjë të njëjtën gjë, të dalë, të votojë dhe të jetë pjesë e kësaj dite të madhe qytetare të demokracisë së vendit tonë.

Sepse, çdo votë e tyre është zëri i Gjilanit që beson në të ardhmen tonë.

Le ta shënojmë këtë proces me dinjitet, me qetësi dhe me bindjen se përmes pjesëmarrjes sonë, forcojmë demokracinë dhe të ardhmen e Gjilanit tonë të dashur.

Faleminderit shumë të gjithë qytetarëve të Gjilanit!

BashkePerFitore