ARKATANA

LDK në Gjilan fton të gjithë votuesit që përgjatë ditës të dalin, e të votojnë me dinjitet dhe përgjegjësi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – LDK në Gjilan falënderon qytetarët për pjesëmarrjen e lartë që po vërehet që në orët e para të mëngjesit dhe fton të gjithë votuesit që përgjatë ditës të dalin e të votojnë me dinjitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e qytetit tonë.

Deklaratë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan, njofton opinionin publik se procesi i votimit në Komunën e Gjilanit është hapur me rregull dhe po zhvillohet qetë e pa pengesa.

Komisionet dhe vëzhguesit janë në vendet e tyre, materialet janë shpërndarë me kohë dhe qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës në mënyrë të lirë dhe të qetë.

KKVITI

LDK në Gjilan falënderon qytetarët për pjesëmarrjen e lartë që po vërehet që në orët e para të mëngjesit dhe fton të gjithë votuesit që përgjatë ditës të dalin e të votojnë me dinjitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e qytetit tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan,
12 tetor 2025