Mesazhi nga Artan Cani: Kjo nuk është vetëm një garë politike, është një thirrje për përgjegjësi të përbashkët
Gjilan – Jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen, sinqeritetin dhe përkrahjen që më keni treguar gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Pikërisht kjo më jep kurajë dhe besim se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar ka shkruar Artan Cani.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëvendës të Llashticës dhe qytetarë të nderuar të Gjilanit,
Pas më shumë se një muaji takimesh, diskutimesh derë më derë e dorë më dorë, kam pasur nderin dhe kënaqësinë të dëgjoj shqetësimet, idetë dhe shpresat tuaja për një të ardhme më të mirë.
Jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen, sinqeritetin dhe përkrahjen që më keni treguar gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Pikërisht kjo më jep kurajë dhe besim se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Kjo nuk është vetëm një garë politike, është një thirrje për përgjegjësi të përbashkët.
Sepse vetëm së bashku, me ndershmëri dhe bashkëpunim, mund të sjellim ndryshimin që e meritojmë.
Vota juaj për mua është zëri juaj në vendimmarrje.
Mbështetni kandidatin për kryetar Arbër Ismajli #LDK113 dhe Artan Cani #LDK16 për këshilltar komunal.
Së bashku bëjmë një hap të madh përpara për Gjilanin!
Të gjithë së bashku nesër, më 12 tetor, dilni dhe votoni!
Çdo votë ka rëndësi. Çdo votë është një hap drejt ndryshimit që e duam për Gjilanin tonë!


