UBT

Arbër Ismajli në familjen Hajrullahu: Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Çfarë ndjenje e mirë është të vizitojmë familjet e çmuara gjilanase në çdo cep të qytetit tonë, për të konfirmuar fuqinë e përkrahjes qytetare dhe lidhjen tonë të përbashkët për Gjilanin e ri ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Hajrullahu, ku na mirëpriti me shumë ngrohtësi z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu.

Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut, i cili mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin me dinjitet.

Ai ishte një patriot dhe intelektual i shquar, i cili ka dhënë shumë për Republikën dhe për Gjilanin.

Falënderim të veçantë për z. Njazi dhe mbarë familjen Hajrullahu për mikpritjen e ngrohtë, për dashurinë, përkushtimin dhe mbështetjen e sinqertë që po e japin në këtë rrugëtim të përbashkët.

Uji Dea

Mbështetja juaj është dëshmi se ndryshimi që po e ndërtojmë bashkë ka themele të forta tek njerëzit e ndershëm, punëtorë e me shpirt atdhetar.

Çdo hap i juaji, çdo përkrahje dhe çdo fjalë e mirë, po e forcon edhe më shumë rrugën tonë drejt fitores së madhe të Gjilanit të ri.

Faleminderit për besimin, për mikpritjen dhe për shpirtin e bashkimit që e mbani me krenari.
Bashkë për Gjilanin e ri që e duam dhe e aspirojmë të gjithë!

Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli

BashkePerFitore

ArberIsmajli #113

GjilaniPertej