ARKATANA

Nevzad Rushiti: “LDK mbetet themel i qëndrueshëm, kandidimi im është përgjigje ndaj besimit të qytetarëve”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me një përvojë të gjatë në administratën komunale dhe një reputacion të ndërtuar mbi ndershmëri, Nevzad Rushiti rikthehet këtë herë në garën për Asamblenë Komunale si pjesë e ekipit të LDK-së, partisë që e konsideron “shtyllë të stabilitetit dhe zhvillimit institucional në Gjilan”.

“LDK është arrë e fortë dhe këtë e ka dëshmuar në çdo periudhë të vështirë të këtij qyteti. Unë e ndjej detyrim moral dhe politik të kontribuoj sërish, sepse qytetarët më kanë dhënë sinjale të qarta se kërkojnë përfaqësim të ndershëm dhe të përgjegjshëm” thekson Rushiti.

Kandidatura e tij, siç shpjegon ai, nuk është një vendim personal, por një reflektim i kërkesës së komunitetit, veçanërisht nga banorët e lagjes “Dheu i Bardhë”, të cilët e kanë mbështetur me besim të plotë për shkak të integritetit të tij profesional dhe moral.

Gjatë viteve të shërbimit në administratën lokale, Rushiti ka lënë gjurmë përmes menaxhimit korrekt, respektimit të ligjit dhe mungesës së çdo lidhjeje me afera korruptive apo keqpërdorime të detyrës.

FIDANISHTJA

“Në çdo përgjegjësi që kam mbajtur, kam vepruar si të isha në shërbim të familjes sime. Për mua, politika lokale është mision, jo privilegj,” shton ai.

Ai beson se LDK-ja këtë herë do të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një programi të qartë zhvillimor, duke ofruar zgjidhje për çështjet më urgjente që prekin Gjilanin nga ekonomia e arsimi, te infrastruktura dhe mirëqenia sociale.

“Është koha ta kthejmë shpresën në Gjilan. Kemi humbur shumë energji në vite, por kemi edhe përvojën, njerëzit dhe vizionin për ta ringritur këtë qytet në nivelin që e meriton. Unë jam gati të jem pjesë e kësaj rruge, me ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj çdo qytetari,” përfundon Rushiti./rajonipress/