Eko Higjiena

Artan Cani, zëri profesional që kërkon t’i kthejë dinjitetin dhe frymën qytetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një kohë kur qytetarët kërkojnë njerëz me vlera, përgjegjësi dhe dije profesionale, Artan Cani po del në skenën publike si shembull i një kandidati që garon për shërbim, jo për interes. Me profesion farmacist dhe me përvojë të gjatë në fushën e shëndetësisë, ai ka vendosur të kontribuojë në një tjetër front, atë të politikës lokale, ku ndjen se mund të bëjë ndryshimin për komunitetin.

“Kam zgjedhur të jem pjesë e kësaj gare jo për privilegj, por për detyrim moral ndaj qytetit tim. Gjilani meriton njerëz që punojnë me zemër, me ndershmëri dhe me dije,” shprehet Cani, i cili garon për një vend në Asamblenë Komunale nën siglën e LDK-së.

Gjatë fushatës, Artani është parë shpesh në lagje, në takime me qytetarë, me pronarë biznesesh, me të rinj dhe me profesionistë të ndryshëm.

Ai dëgjon me vëmendje dhe reflekton në mënyrë reale shqetësimet e tyre.

Sipas tij, politika lokale ka nevojë për një frymë të re, njerëz që nuk flasin për pushtet, por për përgjegjësi.

“Kur një qytetar sheh se një njeri pa interesa të fshehta, por me vullnet të pastër, hyn në garë për ta përmirësuar realitetin, ai fiton besim. Dhe ky besim është energjia që më shtyn çdo ditë të vazhdoj” thotë ai.

Mobi Casa

Cani beson se katër vitet e fundit kanë lënë pas shumë zhgënjim dhe apati në mesin e qytetarëve, por edhe një ndërgjegjësim të ri.

“Gjilani nuk mund të ecë më me premtime boshe. Ka ardhur koha që vendimmarrja të udhëhiqet nga profesionalizmi, transparenca dhe përkushtimi ndaj publikut,” thekson ai.

Për Artan Canin, politika është një shërbim i ndershëm ndaj njerëzve, një mision për ta kthyer dinjitetin e qytetit dhe për t’i dhënë jetë frymës së konkurrencës së shëndetshme.

Ai është i bindur se me përkushtim, dije dhe bashkëpunim, Gjilani mund të rikthejë energjinë dhe dinamikën e zhvillimit që qytetarët e meritojnë./rajonipress/