ARKATANA

Arbër Emini mund ta shkruaj historinë më të re të Kllokotit: Ju vendosni kush do ta udhëheqë Kllokotin, për Kosovën, apo për Beogradin!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kllokot – Arbër Emini shumë lehtë mund ta shkruaj historinë më të re të Kllokotit, duke mposhtur të gjitha strukturat paralele serbe dhe ndikimin e Serbisë e Radojqiqit. Arbër Emini ka arritur të kthej zemrat e çdo shqiptari po edhe të atyre, që deri dje ishin në shërbim të Serbisë. Vota për Arbër Eminin është votë për t`ia kthyer dinjitetin, sigurinë, investimet dhe prosperitetin komunës së Kllokotit.

Arbër Emini, një kuadër i ri dhe shumë i talentuar po merr përkrahje të vazhdueshme, nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Fillimisht ishte vetëm përballë një makinerie dhe propagande të klanit të Radojqiqit e strukturave paralele serbe në Kllokot, por shpejt i shpartalloi dhe u dha vendin e merituar.

Tani, Arbër Emini i ka kthyer edhe zemrat e komunitetit serb, që e duan Kllokotin me investime dhe projekte në bujqësi, energji, infrastrukturë etj, ndërsa edhe ata pak shqiptarë që ishin argat të Radojqiqit janë kthyer përkrah Arbër Eminit.

ARKATANA

Ndryshe, vota për Arbër Eminin është votë për t`ia kthyer dinjitetin, sigurinë, investimet dhe prosperitetin komunës së Kllokotit.

Arbër Emini në sloganin e tij dhe mesazhin e fundit përmes një video ka thënë:
Nesër mbahen Zgjedhjet!
Në garë janë:
Arbër Emini – Numër 150
Bozidar Dejanović – Lista Serbe
Strecko Spasić – SNS e Vuçiqit
Goran Marinković – Opozita Serbe
Ju vendosni kush do ta udhëheqë Kllokotin, për Kosovën, apo për Beogradin!
Voto Nr.150 – Arbër Emini ??

Kllokot #vitia #gjilani #zhvillim #Bashkë #Fitore Arber Emini