Ismajli: Bashkë do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet të shpresës e të besës për të gjithë ne!
Gjilan – Sot pata nderin e veçantë të vizitoj familjet e shquara të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dy heronjëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe qëndresën tonë kombëtare. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ishin njerëz të jashtëzakonshëm, aktivistë të palodhur dhe simbol i sakrificës për të ardhmen e vendit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Ata u angazhuan për lirinë, për vetëdijen kombëtare dhe nuk u dorëzuan kurrë para dhunës dhe shtypjes.
Në emrin tim personal, dua t’i falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta familjet heroike Malaj dhe Berisha.
Njohja e historisë së tyre dhe e vlerave që na lanë pas, na bën më të fortë dhe më të bashkuar në rrugën për një Kosovë dhe një Gjilan më të mirë e më prosperues.
Unë premtoj se, do të punoj me përkushtim dhe drejtësi, duke e dërguar përpara Gjilanin tonë të bukur, duke ruajtur vlerat dhe duke i dhënë hapësirë rinisë, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Sakrifica e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për punën tonë të përbashkët për një të ardhme shumë më të ndritur.
Falënderime dhe nderime të mëdha familjeve për mikpritjen dhe për shembullin e tyre të jashtëzakonshëm.
Bashkë do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet të shpresës e të besës për të gjithë ne!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
BashkePerFitore
ArberIsmajli #113
GjilaniPertej



