UBT

Ismajli në “SC Gjilani”: Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm, dashnisë për Gjilanin ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiun, patëm nderin e veçantë të jemi pranë një emri të madh, një force që bëhet simbol i krenarisë sonë qytetare, SC Gjilani.

Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase.
Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm, dashnisë për Gjilanin!

Faleminderit nga zemra, drejtuesve të klubit, drejtorit gjeneral Syart Rrahmanit, menaxherit të klubit Drilon Sylejmanit, stafit të klubit dhe futbollistëve, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e madh që e japin çdo ditë për këtë fanellë.

Uji Dea

Ju jeni modeli më i mirë i punës, disiplinës dhe dashnisë për qytetin.
Një falënderim i veçantë dhe me shumë respekt shkon për tifozët legjendarë, SKIFTERAT!

Ju jeni zemra që rreh më fort në çdo ndeshje, zëri që nuk ndalet kurrë, dhe forca që e ngrit SC Gjilanin në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori s’do të kishte të njëjtin kuptim.

Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur.

Sepse aty ku ka pasion, bashkim dhe dashni për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.

BashkePerFitore

ArberIsmajli #113

GjilaniPertej