Ismajli në “FC Drita” : Ju jeni ambasadorët e vërtetë të qytetit tonë
Gjilan – U ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e familjes bardhë e kaltër të FC DRITA, klub që është zemra dhe krenaria e çdo gjilanasi, brenda dhe jashtë vendit! Ju jeni ambasadorët e vërtetë të qytetit tonë, shembull i unitetit, disiplinës dhe shpirtit garues që na bashkon të gjithëve ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
I falënderoj me gjithë zemër Flamur Bunjakun, Valon Murselin dhe Feti Murselin për mikpritjen, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe për punën që po e bëjnë me zemër për këtë klub legjendar.
Faleminderit edhe lojtarëve tanë të mrekullueshëm, që me pasion, guxim e djersë po e bëjnë DRITËN dhe Gjilanin krenar në çdo fushë, madje edhe në arenën ndërkombëtare.
Ju jeni ambasadorët e vërtetë të qytetit tonë, shembull i unitetit, disiplinës dhe shpirtit garues që na bashkon të gjithëve!
Në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, FC DRITA do ta ketë përkrahjen e plotë në çdo aspekt, në infrastrukturë, në përkrahje institucionale dhe në përmirësimin e kushteve për futbollistët dhe klubin në tërësi.
Sepse, ne konsiderojmë që kur DRITA fiton, fiton i gjithë Gjilani!
Kjo është DRITA që na bashkon, kjo është forca që nuk ndalet!
Faleminderit shumë për gjithçka!
BashkePerFitore
ArberIsmajli #113
GjilaniPertej



