Arben Kurteshi prezanton veprat e njohura nga fusha e poezisë, tregime, roman e shfaqje teatrale, me të drejtë u tha se është ajka e letërsisë shqiptare
Gjilan – Arben Kurteshi poeti e krijuesi i talentuar dhe me shumë ndikim në diasporë e trojet shqiptare këtë fundjavë në Gjilan bëri promovimin e pesë veprave të tij, secila më aktuale se tjetra. Kurteshi nga ky promovim tregoi një model tjetër të kulturës e promovimit siç zakonisht bëhen tek ne në Kosovë, sepse ashtu i vetëm dhe pa përkrahje nga njerëzit e kulturës, krijoi një publik të mrekullueshëm, madje me njerëz të kulturës edhe nga trojet tjera shqiptare që kishin ardhur nga Gostivari, Prizreni, Gjakova, e të cilit vet poeti i takonte për herë të parë.
Arben Kurteshi është një poet, një krijues, një intelektual i rrallë, që ka ditur që talentin e tij ta mbizotërojë fuqishëm edhe nga një distancë e largët të jetuarit.
Edhe pse i ri mërgoi në Zvicër, Arben Kurteshi asnjëherë dhe për asnjë moment nuk e harroj vendlindjen, nuk e harroj gjuhën e nanës e të parëve të tij.
Edhe sot Arben kurteshi është një model i mirë i një shkrimtari, që ka ecur vetëm dhe me shumë siguri në arenat e krijuesve modern e botëror.
Arben Kurteshi edhe gjatë promovimit të tij tregoj dashuri, afinitet, afërsi dhe shumë përkushtim për Gjilanin e Kosovën dhe fakti që në promovim kishte krijues që kishin ardhur enkas për të marrë pjesë, tregon qartë se Arbeni nuk është vetëm i Gjilanit po i krejt Kosovës.
Arben Kurteshi as nuk pati shtylla e as nuk u nënshtrua ndaj “hierarkisë” së shkrimtarëve mendjemëdhenj dhe larg realitetit jetësor, sepse Arbeni e kishte nuhatur mirë anën e tij profesionale, se din mundet dhe është i aftë të ecë vetëm me vlera, me dije, me ndërgjegje e me goditje të krijimtarisë së tij, e cila tashmë është futur edhe në analet e krijuesve të huaj.
Pra Arben Kurteshi i takon një gjenerate flijuese, krejt kjo në emër të një krijimtarie, që i afrohet vlerave evropiane, pa e anashkaluar asnjëherë bagazhin dhe qëndrimin që ka për krijimtarinë shqiptare dhe krijuesit e saj të vërtetë.
Tyran Spahiu nga Prizreni tha se është hera e parë që po takoj Arbenin, dhe mund të them lirisht se ai është një autor SHQIP i cili shkruan roman, prozë, poezi, filozofi dhe dramë, andaj kam vullnet dhe emocione që ta veqojë Arben Kurteshin sepse është një autor që shkruan për katër elemente të letërsisë dhe me të drejtë mund të quhet ajka e letërsisë shqiptare.
Edhe, Daut Musliu poet e krijues nga Gostivari tha se Arben Kurteshi ka krijuar një pasuri të madhe dhe meriton të jetë i pranishëm dhe me kompetencë të flas për tërë krijimtarinë shqiptare.
Kurse, Shefqet Dinaj poet e krijues nga Gjakova tha se vërtet Arben Kurteshi është një artist i vërtet dhe erdha enkas nga Gjakova për të marrë pjesë në këtë eveniment të veçantë për Gjilanin e Kosovën.
Nga fjala e autorit Arben Kurteshi rreth veprave të tij të botuara ndër vite
Veprat përfshijnë poezi, tregime, shfaqje teatrale, roman, një libër tjetër pak si të veçantë “PAK FILOZOFI“.
Në çdo vepër, kam dashur, t’i jap zë synimeve, krenarisë kombëtare, sfidave, përpjekjeve por edhe triumfit kombëtare arritjes së lirisë tonë të lavdishme.
Në librin “Tingujt e Zemrës”: vet titulli zbulon se në këtë libër kam shkruar fjalë zemre.
Ky libër është një përmbledhje me poezi me tema që më frymëzojnë, tema që më preokupojnë, më bëjnë krenar, por kam shkruar edhe për nënat tona heroina që e bën kthesën e madhe historike arritjen e lavdishme të lirisë, pastaj kam shkruar edhe për natyrën që e frymëzon çdo njeri, për fëmijët, por edhe për shumë, shumë tema të tjera.
Pastaj kam shkruar poezinë “Muajt”, këtë poezi e kam shkruar për bukurinë e natyrës në dymbëdhjetë vargje:
MUAJT
Viti i ri vjen me janar
Pastaj shkurti me acar
Marsi vjen me rreze dielli
Në prill i kaltër, duket qielli
Lulet në maj janë bukuri
E qershori vjen me qershi
Në korrik vapa, na gëzon
Në gusht lumi, na freskon
Në shtator hapen shkollat
Në tetor piqen mollët
Bien gjethet në nëntor
Na gëzon bora në dhjetor..
Poezinë e mërgimtarëve, sepse mërgimtarët janë flori, në shtegtim e në Dardani:
MËRGIMTAR
Mërgimtar është ai
Që ka dy fole:
Një n’shtegtim
E tjetrën n’atdhe.
Mërgimtari i flet dy gjuhë:
Atë të nënës dhe një të huaj.
Mërgimtari i vërtetë
Ia ruan shqipes folenë.
Ai shumë udhëton,
Por atdheun
Kurrë s’e harron.
Pastaj kam shkruar romanin “Plisi”.
ROMANI „Plisi” është një Roman për që ia kam kushtuar identitetin dhe triumfin kombëtar
Vet titulli i romanit „Plisi” e zbulon subjektin e romanit dhe rrethë e rrethë plisit pra simbolit të qëndresës sonë kombëtare kam përshkruar vendosmërinë tonë përpjekjet tona synimet, vuajtjet, krenarinë tonë kombëtare por edhe triumfin tonë historik pra arritjen e lavdishme të lirisë. Ky roman përshkruan periudhën e viteve ’80 dhe 90-ta e deri në çlirimin e vendit, nga këndvështrimi i mërgatës, duke e parë historinë përmes syve të Ilirit, personazhit kryesorë të romanit, një të riu me shpirt të dëlirë, krenar dhe vizion të qartë. Ngjarja zhvillohet ne vend por edhe në mërgatë.
Ky roman zbulon detajet dhe fshehtësitë e historisë sonë të lavdishme.
Pastaj kam shkruar librin: “Macja Arta”: Nje Trilogji për guximin.
Është një trilogji me tri tregime:
Macja ARTË dhe shtriga
Macja ARTË dhe dhelpra
Dhe macja ARTË dhe qeni arapi.
Ky libër ka edhe ilustrime të cilat i kam bërë me inteligjencën artificiale.
Kjo trilogji sjell një botë ku realiteti përzihet me imagjinatën, duke ofruar rrëfime dhe aventura që pasqyrojnë betejën mes trimësisë, guximit dhe zgjuarsisë. Lexuesit e vegjël nga kjo trilogji mësojnë se bashkimi i trimërisë me zgjuarsinë dhe guximin janë çelësi i çdo fitoreve.
Pastaj kam shkruar librin “Shfaqje Teatrale”:
Edhe ne këtë libër përmes shfaqjeve teatrale, kam përshkruar, shpresat, ëndrrat, synimet por edhe këtu kam stolisur triumfin kombëtare por edhe historinë e e lavdishme si një testament dhe udhërrëfyes i popullit tonë.
Të gjitha shfaqjet teatrale bazohen në poezitë e mia.
Për shembull në shfaqjen teatrale “Ngritja e Flamurit”, që e kam shkruar për nder të 28. nëntorit ditës së lavdishme të flamurit kombëtare, e bazuar në poezinë “Valo”, të bashkuar rreth e rreth flamurit kombëtarë e ngrisim atë me krenari. Këtu kam dashur të sjellë në skenë emocione qe pasqyrojnë, guximin, krenarinë dhe dashurinë për atdheun.
Poezia valo është një poezi shumë e shkurtër:
VALO
Valo lart flamur
Krenar në liri,
Valo nëpër rrugë
E në çdo shtëpi.
Valo nëpër fusha,
Edhe lart në mal,
Valo natë e ditë,
Kurrë mos u ndal.
Pra, bazuar në këtë poezi të shkurtër pastaj Shfaqja teatrale NGRITJA E FLAMURIT është shumë më e gjatë që mund të luhet nga 2 apo 4 personazhe.
Një shfaqje tjetër teatrale TË NJOH është e bazuar në poezinë: „TË NJOH“ për lidhjen shpirtërore të njerëzve që nuk i ndan as jeta e as vdekja:
TË NJOH
Ta njoh fytyrën
Kur qan e kur qesh,
Edhe tingullin e zemrës sate
Unë ende di ta përshkruaj.
E di si vallëzon, si këndon,
E di edhe si vajton,
Të ndiej dhe kur ëndërron,
E di edhe kur nuk më do.
E di mirë sa ke punuar,
Gjithnjë mbi mua ke pushuar,
E di vendin ku je duke jetuar
Një natë hëna ma ka treguar.
Nëse më s’të shoh,
Për ty do të bëhem rërë,
Do të bëhem tokë, e përsëriö
Në një varr, do të bëhemi shokë.
Vepra SHFAQJE TEATRALE ka edhe disa drama tjera.
Libri PAK FILOZOFI
Ky libër nuk ka të bëjë asgjë me poezi apo tregime, por e kam shkruar për atë se si ne e arritëm gati të pamundurën lirinë dhe tash nuk po mund ta arrijmë zhvillimin ekonomik që e duam, në nivel evropian e përtej. Mua si ekonomist më interson zhvillimi i vendit tonë.
Nuk e kam shkruar këtë libër për t’i mësuar të tjerët, por për të komunikuar me ta.
Pra, e kam shkruar se ne dimë t’i kthejmë ëndrrat në realitet, sikurse që e arritëm lirinë tonë të lavdishme.
Në këtë libër kam shkruar se historia jonë është një testament i fuqishëm për arritjen e lirisë; është një udhërrëfyes që na tregon rrugën se si lidhet ideali i zemrës dhe vizioni i mendjes me synimin, dhe se si gjithçka mund të përdoret si shteg drejt arritjes.
Ne jemi ndër popujt më të rrallë në botë që kemi dëshmuar se gati gjithçka është e arritshme, kur ideali dhe vizioni lidhen drejtpërdrejt me cakun!
Mendjendriturit tanë na mësuan se si t’i ndryshonim kushtet dhe rrethanat e atëhershme dhe se si ta pikturonim lirinë në kokat dhe se si të përdorim çdo përvojë, çdo gabim, çdo sukses si shteg drejt arritjes së madhe pra lirisë së lavdishme.
Ata me Veprimet e tyre na inkurajuan të ndërmerrnim udhën drejt arritjes.
Potenciali ynë është shumë i madh, dhe e njëjta aftësi që na çoi drejt lirisë do të na çonte drejt zhvillimit ekonomik, nëse e implementojmë testamentin dhe udhërrëfyesin tonë historik.
Shembujt e vendeve të zhvilluara:
- Gjermania, e cila ishte shumë e shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore, arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e Evropës.
•Pastaj Irlanda, para fillimit të mrekullisë ekonomike irlandeze humbi gjysmën e popullsisë që emigruan në Amerikë.
Brenda një gjenerate, nga shteti gati më i varfër në Evropën Perëndimore, u bë ndër më të pasurit, duke rritur cilësinë në arsim.
Emëruesi i përbashkët i këtyre shteteve është proaktiviteti.
Kam shkuar që ta ndjekim testamentin dhe udhërrëfyesin tonë të bashkuar dhe solidar, të përqendrohemi në krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët, duke kontaktuar ata proaktiv ata dhe duke zbuluar dhe duke ju përmbushur atyre të gjitha kërkesat dhe nevojat qoftë ligjore, infrastrukturore apo sociale.
Dhe t`i krijojmë të gjitha këto kushte, me punën, angazhimin dhe guximin tonë që ta fitojmë besimin e investitorëve ku kapitali investues të mund të rrjedhë më lehtë e më shpejt drejt vendit tonë dhe të mund të shndërrohet në zhvillim të hovshëm e të vrullshëm ekonomik, ku secili qytetar mund të gjejë pune me dinjitet ku të ardhurat mbulojë kërkesat dhe nevojat qytetare dhe askush mos të ta braktisë vendin për të kërkuar punë jashtë shtetit tonë të shejtë./rajonipress/

















