Gjilani në mes të shpresës për qeverisje të mirë dhe vazhdimit të keq menaxhimit e vrimave të zeza
Gjilan – Kur qytetarët të quajnë rrencë, dështak, mashtrues, atëherë nuk ke çfarë pret më 12 tetor sepse realisht ky është përceptimi qytetar për një kryetar dhe një qeverisje në ikje, e cila vetëm të zeza i ka sjellur Gjilanit. Në fakt qyteti i Gjilanit për këto katër vite e ka humbur komplet ndikimin, që e ka pasur më herët dhe pretendimet për të qenë një qytet me pretendime evropiane. 12 tetori mund ta kthejë shpresën me kandidatët e opozitës ose mund ta vazhdojë agonin e keqqeverisjes dhe izolimit në të gjitha drejtimet.
Gjilani dhe qytetarët e saj e kanë shansin ideal që më 12 tetor, ta ndëshkojnë me votë dhe arsyeshëm një qeverisje, që vetëm të zeza dhe keqëmenaxhim dhe keqqeverisje ofroi për këto katër vite.
Komentet e qytetarëve gjilanas mbi këtë depresion politik, ekonomik, social e kulturor, që solli qeverisja pa takt dhe me shumë defekte e Alban Hysenit, u japin përparësi dhe me shumë prioritet kandidatëve të përgatitur për këtë garë, Riad Rashiti, Arbër Ismajli dhe Isa Agushi.
Qeverisja e Alban Hysenit, realisht nuk mbahet mend për asnjë punë të hajrit dhe për asnjë projekt të përfunduar, siç e kërkojnë standardet e organeve mbikëqyrëse.
Qytetarët do ta mbajnë gjatë në kujtesën e tyre këtë katërvjeçar të humbur, të dështuar, të pazakontë i cili krijoi vrima të zeza, njolla që nuk do të shlyhen lehtë, pasiguri gjithkund në qytet me qen endacak të rrezikshëm dhe me një kryetar që kurrë s`është brengosur për hallet e brengat e qytetarëve.
Kandidatëve të opozitës do tu duhet shumë punë, mund e angazhim për ta sjellur shpresën dhe për ta kthyer në normalitet hallakamën e krijuar dhe shkaktuar, në dëm të qytetareve gjialanas nga ana e Alban Hysenit.
Kjo qeverisje në ikje, mbahet mend për skandale, afera të punësimeve, padituri e pazotësi në detyrat institucionale, gabime trashanike në menaxhim, të papërvojë dhe të humbur në dalldisje kolektive.
Gjilani dhe gjilanasit e vërtetë e kanë momentin e duhur ta dërgojnë në shtëpi dhe në një pushim të gjatë këtë pushtet të zbrazët në dije e koncept.
Mos heshtë, vepro dhe aktivizohu me votën tuaj./rajonipress/


