Bekteshi: Faleminderit që jeni krah meje me zemër dhe krenari
Gjilan – Së bashku me komandantin Ahmet Isufi dhe kandidatët tjerë për Asamble, vizituam organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Ishte nder të takoja përfaqësuesit e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, heronjtë tanë që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Përkrahja e tyre është një përgjegjësi e madhe për ne, që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka shkruar Xhevat Bekteshi.
Postimi i plotë:
Në të njëjtën ditë, u takova me qytetar të fshatit tim dhe miqtë e lagjes Bekollve, njerëzit që më mbështesin dhe më besojnë. Me krenari të madhe ata më dhanë premtimin e tyre më të fortë: votën!
Ky premtim nuk është vetëm për mua është për të gjithë ne, për fshatin tonë, për komunën tonë, për një të ardhme më të ndritur që e meritojmë!
Jam këtu për ju, dhe ju jeni me mua. Së bashku do t’i japim fund çdo pengese dhe do të ndërtojmë ambient e infrastrukturë më të mirë në Livoç dhe në komunën tonë!
Më 12 Tetor, dilni në numër të madh dhe votojmë për një përfaqësim që sjell ndryshim, dinjitet dhe zhvillim në komunën tonë! Vota juaj është fuqia jonë, shpresa jonë dhe rruga drejt së ardhmes!
Le ta fitojmë së bashku këtë betejë për familjet tona, për fshatin tonë, për brezat që do vijnë!
Faleminderit që jeni krah meje me zemër dhe krenari.. 174-2 !



