ARKATANA

Latif Maliqi: Kam qenë dhe do të mbetem afër secilit që ka nevojë për zë, për përkrahje dhe për veprim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në skenën politike të Gjilanit, emri i Latif Maliqit lidhet ngushtë me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Ai njihet si një ndër figurat më aktive të LDK-së, që e ka ndërtuar reputacionin e tij përmes veprave konkrete e jo fjalëve. Për vite me radhë, Maliqi ka qenë pranë qytetarëve, duke dëshmuar se politika për të është shërbim, jo privilegj.

Në çdo mandat, ai ka treguar se e njeh mirë terrenin, sfidat dhe nevojat e njerëzve të thjeshtë. Për të, komunikimi me qytetarin është themeli i çdo vendimmarrjeje. Jo rastësisht, ai konsiderohet si “motori i LDK-së”, njeriu që nxit, lëviz dhe shtyn përpara proceset që lidhen me zhvillimin e komunës dhe me zërin e komunitetit.

Latif Maliqi është njohur për guximin e tij për të ngritur zërin kur diçka nuk shkon si duhet. Rasti i denoncimit të skandalit ekologjik në Stublinë mbetet shembulli më i qartë i përgjegjësisë qytetare dhe politike që ai ka treguar. Ai nuk ngurroi të veprojë, edhe kur kjo nënkuptonte të përballej i vetëm me një problem që shumëkush do ta kishte heshtur.

“Puna ime nuk është përballje me njerëzit, por me problemet që i pengojnë ata të jetojnë më mirë,” shprehet Maliqi, i bindur se vetëm me ndershmëri, këmbëngulje dhe përfshirje të qytetarëve mund të arrihen ndryshime të qëndrueshme.

Në këtë garë për Asamblenë Komunale, Maliqi synon të vazhdojë atë që e ka nisur, të jetë zëri i Malishevës dhe i çdo vendbanimi që kërkon zhvillim të barabartë.

FIDANISHTJA

Ai e sheh mandatin e ri jo si shpërblim politik, por si mundësi për të përfunduar projektet që kanë mbetur pezull, për infrastrukturë moderne, për mbështetje të bujqësisë, për arsim më cilësor dhe për jetë më të mirë për çdo familje.

“Unë vij nga njerëzit e rëndomtë, dhe i di hallet dhe vështirësitë e tyre. Kam qenë dhe do të mbetem afër secilit që ka nevojë për zë, për përkrahje dhe për veprim. Këtë rrugëtim nuk e shoh si të vetmin, por si rrugën tonë të përbashkët drejt një Gjilani më të zhvilluar, më të drejtë dhe më solid,” thekson ai.

Me këtë përkushtim dhe me mbështetjen e qytetarëve, Latif Maliqi hyn në këtë garë si një figurë që përfaqëson punën, vendosmërinë dhe besnikërinë ndaj idealeve qytetare, vlera që i japin shpresë dhe energji të re komunës së Gjilanit./rajonipress/