ARKATANA

Vehid Ibrahimi, dikur vullnetar për zonat kufitare, tani përmes politikës synon të ndihmojë fshatrat kufitare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vehid Ibrahimi nga BNA, dikur ka mbrojtur interesat e brezit kufitar në mënyrë vullnetar tani ka vendosur që përmes asamblesë komunale të ngrisë zërin edhe më shumë për të gjithë ata banorë qe e duan me zemër jetesën në fshatrat kufitare.

Vehid Ibrahimi është ndër të rrallët që në mënyrë vullnetare ka ecur e punuar për brezin kufitar, ka vepruar e punuar për ta gjallëruar atë pjesë të kufirit me Serbinë.

Ka jetuar edhe vet shpesh pa bukë e në mungesë të ujit vetëm që të mos shpërngulet fshati dhe të jetojnë të paktën edhe fizikisht përballë Serbisë.

ARKATANA

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe Vehidi përmes kandidimit për asamble komunale mendon ta ngrisë zërin edhe më shumë në Kuvend për të drejtat dhe investimet në fshatrat kufitare.

“Asnjëherë skam kërkuar pozita në politikë as në institucione sepse i kisha hallet e mija, isha pa kulm mbi kohë dhe më rrezikohej familja në Muçibabë. Duke e parë se Kuvendi shpesh është pasiv dhe nuk merret me problemet e brezit kufitar, vendosa të bëhem kurban për ato zona e të luftojë me mish e shpirtë për të avancuar të drejtat e tyre dhe për të quar investime atje” shprehet Ibrahimi./rajonipress/