Kushtrim Ibrahimi: Zëri i punës në terren dhe shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve
Gjilan – Në një kohë kur politika shpesh shihet nga distanca e zyrave, Kushtrim Ibrahimi është ndër ata pak drejtues lokalë që kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të ndershme, atë të punës në terren. Si drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Gjilanit, ai ka ndërtuar profilin e një zyrtari që nuk mjaftohet me raporte e dokumente, por i prek nga afër problemet dhe nevojat reale të qytetarëve.
Në çdo lagje dhe fshat, prania e tij është bërë sinonim i përkushtimit dhe bashkëpunimit. I njohur për komunikimin e hapur dhe korrektësinë në detyrë, Ibrahimi ka fituar respektin e komunitetit përmes punës, jo fjalëve.
“Jam përpjekur të jem pranë njerëzve, veçanërisht atyre që kanë nevoja e sfida të përditshme. Shërbimi publik kërkon përkushtim, durim dhe gatishmëri për të ndihmuar pa orar,” thekson ai.
Puna e tij e vazhdueshme dhe e ndershme në shërbim të qytetarëve e ka bërë një shembull të administratës aktive dhe njerëzore.
Ai është ndër të paktët që e sheh postin publik jo si privilegj, por si detyrim moral ndaj komunitetit.
Sot, si kandidat për Kuvendin Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ibrahimi beson se përvoja e tij në terren është kapitali më i fortë për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve, pa dallime politike apo shoqërore.
Ai mbetet i bindur se sinqeriteti, përkushtimi dhe ndershmëria janë vlerat që në fund gjithmonë shpërblehen nga qytetarët./rajonipress/



