Muhamet Ajeti vjen enkas nga Zvicra për ta përkrahur Arbër Ismajlin
Gjilan – Faleminderit nga zemra, Muhamet, për respektin, për përkrahjen dhe për shpirtin atdhetar që e mbart me krenari ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Një falënderim i veçantë për mikun tim, Muhamet Ajeti, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për të na dhënë përkrahjen e tij në këtë garë.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për dhuratën e çmuar, simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo dhuratë përfaqëson më shumë se një kujtim.
Ajo është një shenjë nderimi dhe kujtese të përjetshme për sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë e madhe për atdheun.
Ky simbol do të zërë një vend të veçantë në zemrën time, si kujtim i gjallë për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë.
Faleminderit nga zemra, Muhamet, për respektin, për përkrahjen dhe për shpirtin atdhetar që e mbart me krenari!
BashkePerFitore
ArberIsmajli #113



