Omer Daku, zëri i përvojës dhe zhvillimit të qëndrueshëm për Gjilanin
Gjilan – Në një kohë kur qyteti ynë ka nevojë për stabilitet, vizion dhe njerëz me integritet, Omer Daku rikthehet në skenën publike si zë i arsyes, përfaqësues i profesionalizmit dhe garanci për vendimmarrje të përgjegjshme në Asamblenë Komunale. Daku njihet për urtësinë, etikën dhe profesionalizmin që e kanë shoqëruar në çdo detyrë të mëparshme publike. Ai është ndër të paktët profesionistë, që nuk ka shkelur mbi parime për të arritur qëllime.
Për dekada me radhë, Daku ka dëshmuar se mbrojtja e hapësirave publike dhe ruajtja e identitetit urban të Gjilanit nuk janë vetëm detyrë profesionale, por mision jetësor. Me përvojë të pasur në fushën e planifikimit urban dhe me njohuri të thella për nevojat e qytetit, ai përfaqëson profilin e njeriut që punon me përkushtim, qetësi dhe vizion afatgjatë.
“Nuk hyra në këtë garë për ambicie personale, por për t’i dhënë qytetit tim një zë të fortë dhe të ndershëm në Asamble. Dua që Gjilani të zhvillohet me plan, jo me improvizime. Të ndërtohet me përgjegjësi, jo me interesa të ngushta,” thotë Daku.
Si pjesë e ekipit të PDK-së, Omer Daku beson se qytetarët meritojnë një qeverisje që punon për ta, që dëgjon dhe vepron me përgjegjësi.
Ai synon të jetë zëri që mbron çdo hapësirë të gjelbër, çdo projekt publik dhe çdo familje që kërkon një qytet të pastër, të rregullt dhe të drejtë.
Daku njihet për urtësinë, etikën dhe profesionalizmin që e kanë shoqëruar në çdo detyrë të mëparshme publike. Ai është ndër të paktët profesionistë, që nuk ka shkelur mbi parime për të arritur qëllime.
“Unë besoj në punë, në përkushtim dhe në ndershmëri. Gjilani ka nevojë për njerëz që e njohin realisht terrenin, që kanë përvojë dhe që nuk dorëzohen përballë vështirësive. Premtimi im është i thjeshtë: t’i shërbej qytetit me zemër e me dije,” përfundon Daku.
Në këtë garë, vota për Omer Dakun është votë për përvojën, mençurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. /rajonipress/


