KKVITI

Qytetarët për Alban Hysenin: Rrenc, dështak, injorant – ikë se boll na ke rrejtë katër vite

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të gjitha këto komente janë në murin e rrjeteve sociale të faqes së komunës së Gjilanit, ku Alban Hyseni flet gjoja për mbështetjen e artistëve. Ndërsa komentuesit e kanë gozhduar keq me komente fyese e poshtëruese. Florian Sejdiu ka shkruar: E kem pa qe katër vjet rrenat e tua dështak s`ka nevojë me i mbështet në zgjedhje për Vota vonë tka dal gjumi.

Alban Hyseni është gozhduar keq nga qytetarët gjilanas derisa ai në faqen e komunës ka folur për gjoja mbështetjen e artistëve e të sportistëve.

Kuptohet Rajonipress nuk e përkrah këtë gjuhë fyese, por meqë gjuha e këtyre të pushtetit është e ngjashme me të atyre të rrugëve, po i japim pa ndërhyrje komentet.

Shkrimi i Alban Hysenit që ngjalli reagime tek qytetarët:

Hyseni: Mbi 1.5 milion euro mbështetje për artistët, sportistët dhe të rinjtë/ Asnjëherë më parë nuk kanë pasur një përkrahje më të madhe

Mbështetje e madhe nga Komuna e Gjilanit, është dhënë viteve të fundit për artistët, sportistët dhe të rinjtë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në mandatin e parë, për kulturë, rini dhe sport kanë hapur 20 thirrje publike, duke ndarë mbi 1.5 milion euro mbështetje.
“Artistët, sportistët dhe të rinjtë e Gjilanit asnjëherë më parë nuk kanë pasur një përkrahje të tillë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, thotë se do të vazhdojnë me mbështetje edhe më të madhe, sepse kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i Gjilanit tonë.

UBT

Komentet e qytetareve:

Adnan Kastrati:
Hajde rren hajde edhe un jam një artist, por nuk me ke ndimu fare edhe pse kam pas një fatkeqësi me ke injoru 7 her dokumentat mi ke kthye negativ bile bile veç me Telefon më keni than qe s`ka sen e cila asht e jashtëligjshme

Zylqefli Ajvazaj: Nuk e ke mbështetur X studentin qe ka studiuar ne universitetin e Kembrixhit dhe Yale (nder me prestigjiozet ne botë) me rangim me te mirë ne botë per cilësi ndërsa ke mbështet studentë ne universitete me rangim nen vendin e 2 mijtë ….ëndrra ne mes të ditës po na tregon!

Florian Sejdiu: E kem pa qe 4 vjet Rrenat e tua deshtak ska nevojë me i mbështet ne zgjedhje për Vota vonë tka dal gjumi

Arben Vranovci: Hajde rrenc hajde e shtove shumen a

Nazim Huruglica: Sa milion i ke mbështet për katër vitet e kalume kjo është ma e saktë çka ke bo jo çka ki me bo

Skender Rrustemi: Ik te shpija boll ma ke