Rushiti: LDK është arrë e fortë, kandidimi im ishte nevojë dhe kërkesë e qytetarëve
Gjilan – Nevzad Rushiti kandidat nga LDK mendon se subjekti që ai përfaqëson është arrë e fortë dhe se këtë herë do të dominojë në Gjilan. Jemi mirë të përgatitur kurse kandidimi im erdhi pas nevojës dhe kërkesave të lagjes “Dheu i Bardhë”, po edhe i anëtarësisë e aktivistëve sepse në shumë pozita udhëheqëse asnjëherë s`kisha as afera korruptive, e as keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Nevzad Rushiti disa vite kishte pozita udhëheqëse në Komunën e Gjilanit dhe pothuajse në cdo mandat ai kishte performancë të mirë, duke treguar përkushtim e përgjegjësi për detyrën zyrtare.
Rushiti tani që është kandidat për asamble komunale thotë se LDK është arrë e fortë dhe këtë herë do jetë kryesorja që do të qeverisë me Gjilanin.
“Jam i sigurt se kësaj radhe do fitojmë me meritë dhe do e marrim përgjegjësin për Gjilanin dhe qytetarët e saj. Mjaft kemi humbur dhe mjaft kemi bërë minusa si në politikë, ekonomi, arsim, kulturë. T`ia kthejmë Gjilanit shpresën dhe namin që kishte dikur në nivel të Kosovës” tha Rushiti.
“Jemi mirë të përgatitur kurse kandidimi im erdhi pas nevojës dhe kërkesave të lagjes “Dheu i Bardhë”, po edhe i anëtarësisë e aktivistëve sepse në shumë pozita udhëheqëse asnjëherë s`kisha as afera korruptive, e as keqpërdorim të pozitës zyrtare. Çdo obligim kontraktual e kam respektuar si të isha pjesë e asaj familje dhe në këtë drejtim ndihem shumë komod para qytetarëve gjilanas” shprehet Rushiti./rajonipress/



