UBT

Arbër Emini injoron ndikimin e politikes serbe dhe të ndonjë shqiptari, merret me projekte kapitale të Kllokotit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kllokot – Arbër Emini i cili tashmë ka marrë përkrahjen e të gjitha partive politike shqiptare, po vazhdon ta injorojë komplet ndikimin e listës serbe të ndikuar nga Radojqiqi dhe pëshpëritjet e ndonjë shqiptari, i cili ose të cilët po frekuentojnë nëpër fshatrat shqiptare, për të kërkuar votë për listën serbe. Unë jam kandidat i projekteve të mëdha dhe pres bashkëpunim me çdo qytetar nga të gjitha nacionalitetet. Problemet me zyrtarët serb të ndikuar nga Beogradi, do t`i zgjidhë në mënyrë ligjore dhe do të përgjigjen të gjithë para ligjit thotë Arbër Emini.

Arbër Emini ka marrë përkrahje dhe mbështetje masive në fshatrat shqiptare dhe po vazhdon ta proklamoj programin e tij i cili përmban pika e premtime strategjike të dobishme për komunën e Kllokotit.

Emini thotë se komuna e Kllokotit ka probleme të trashëguara dhe të pazgjidhura sepse Lista Serbe, kurrë s`ka menduar mirë për këtë trevë shqiptare.

”Do të mundohem që me ardhjen time, ta hartojmë planin zhvillimor komunal, pastaj do të legalizohen objektet, ndërsa mungon ujësjellësi për fshatrat shqiptare, ndriçimi publik, grumbullimi i mbeturinave ujërat e zeza, ndërsa një pako për 660 familje, pritet të kenë ngrohje termale nga fondet e BE-së, e cila do të sigurohet edhe me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës” thotë Emini.

Uji Dea

Emini thotë se përkundër marrëveshjes nga të gjitha partitë politike, në mbështetje të kandidaturës sime, ende fatkeqësisht ka shqiptar e medie lokale, që po trumbetojnë për listën serbe dhe Radojqiqin.

“Nuk brengosem për këtë strukturë të shitur të njerëzve, tek e fundit kandidimi im është i përkohshëm, por këtë rrugëtim e kam pranuar për hir të atyre fshatrave shqiptare, që me vite ishin të shtypura nga politikanët serb. E kemi rastin historik ta ndryshojmë komplet mentalitetin e ngulitur në Kllokot, se shqiptari nuk mund të fitojë për kryetar komune. Duke më ndihmuar mua, do e ndihmoni çdo familje në Kllokot, sepse programi im është ambicioz, profesional dhe i përgjegjshëm, i shkruar dhe i bazuar nga nevojat e vet banorëve të Kllokotit” tha Emini. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.