ARKATANA

Qytetarët: Gjilani nuk guxon të mbetet në duar të matrapazëve, mashtruesve e demagogëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilanasit përfundimisht e kanë kuptuar gabimin e para katër viteve dhe tani nuk po lejojnë që të ndodhë, edhe një mashtrim i radhës. Ata nuk dëshirojnë të jenë peng të një mashtrimi dhe ndryshimi ordiner i cili kurrë nuk ndodhi në favor të qytetarëve, përkundrazi ndodhi, në favor të një kryetari dhe të kunatave e balldëskave të tij. Gjilan zgjohu mos lejo as nënshtrim e as kapitullim financiar e politik.

Gjilani ka nisur të këndellet, ka filluar të mendoj me kokën e ftohtë, arsyeshëm, me dinjitet për ta ruajtur edhe atë pak substancë ndërgjegjeje dhe për ta shpëtuar nga kthetrat e matrapazëve, e të paditurve, injorantëve e servilëve, që për katër vite nuk i sollën asnjë të mirë këtij qyteti e qytetarëve të saj.

Gjilani andaj i udhëhequr nga njerëz dembel, e të paditur shpejt u shndërrua dhe u bë peng i një klani njerëzisht të papërvojë dhe aspak të përgjegjshëm.

Qytetarët tani me të drejtë po kyçen, në çdo subjekt të opozitës, vetëm që ta dërgojnë në shtëpi përmes votës një strukturë mafioze, e cila më së pakut u angazhua për hallet e qytetarëve të saj.

Të gjitha lagjet e qytetit ndihen të revoltuar me këtë qeverisje në ikje, por më së rëndi e kanë përjetuar banorët e lagjes “Zabel”, të cilët për katër vite jetojnë me ankth e frikë se po vije dimri.

Ata nuk kanë energji elektrike të mjaftueshme gjatë sezonit të dimrit, ndërsa Alban Hyseni i ka injoruar dhe kurrë s`është marrë me kërkesën e tyre reale dhe jetike.

Shefkija një banor i Zabelit thotë se klika e Alban Hysenit ishalla kurrë nuk vije në pushtet.
“Asnjëherë sështë marrë me problemin tonë, asnjëherë nuk na ka vizituar, me arsyetimin se kjo sështë punë për kryetarin e komunës. Kurrë votë si japi atij edhe pse herën e fundit kam votuar për ndryshimin që se pam kurrë” shprehet i revoltuar Shefkija.

ARKATANA

Xhemajli një tjetër banor i Zabelit thotë se qeverisja në ikje, duhet të shkoj me turp e marre dhe jo të shkoj pa asnjë therr në këmbë.

“Qeverisje më kriminale kurrë Gjilani s`ka pasur, na kanë fyer e poshtëruar 500 shtëpi, që nuk ishin në gjendje një trafo me vendos e me bashkëpunua me KEDS-in. Jemi mërdhi këto katër vite dhe as vet se dijmë se si na qel mëngjesi nga i ftohti” shprehet i revoltuat edhe ky qytetar.

Destani një banor në qendër thotë se Gjilani duhet të mendojë për vetën dhe të ardhmen e saj.

“Gjilani është peng i mashtrimit të madh, jemi peng të një grupi fëmijësh që haber nuk kishin pasur me qeverisë me komunën. Mbetëm pa projekte, pa zhvillim ekonomik dhe me shumë depresion politik” tha Destani.

Lavdrimi një qytetar në “Dheu i Bardhë”, tha se komuna ka pasur borxhe dhe duhet t`i jepet edhe një shans Alban Hysenit.

“Unë vet jam në LVV ama duhet realisht të flasim sepse kishte shumë borxhe nga ish qeverisja komunale” tha ky qytetar./rajonipress/