Haziri: Koha për Arbërin, besë dhe shpresë për projektet zhvillimore për Gjilanin
Gjilan – Gjilani ia dha sot krejt dashninë LDK-së, sepse ne e duam qytetin më shumë se partinë. Jemi të impresionuar me mbështetjen kaq masive të qytetarëve të Gjilanit për Arbërin dhe listën fituese të LDK-së ka shkruar Lutfi Haziri.
Postimi i plotë:
Unë dhe kryetari ynë, Lumir Abdixhiku, midis sheshit që e mban emrin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, u themi faleminderit nga zemra të gjithë burrave e grave e të rinjve e të rejave për këtë madhështi.
Gjilanasit janë qytetarë europianë, të cilët refuzojnë të identifikohen me ‘Komunën e kunatave e balldëskave’, refuzojnë të identifikohen me depresion ekonomik e politik, refuzojnë të ecin në terr politik.
Koha për Arbërin, besë dhe shpresë për projektet zhvillimore për Gjilanin.
Zoti ju ruajt dhe ju faleminderit shumë!


