Ismajli: Ky bashkim nuk është rastësor, është zëri i qytetarëve që duan fundin e stagnimit
Gjilan – Në një atmosferë të jashtëzakonshme, u takuam me qytetarët e Rrugës së Ferizajit, Livoçit të Ulët dhe Blinajës, njerëz punëtorë, të sinqertë dhe të vendosur që e duan ndryshimin e madh të 12 tetorit me zemër e me bindje ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Ishte një tubim që na dha vullnet, frymë dhe besim se bashkë po ndërtojmë diçka të madhe për Gjilanin e ri.
Në çdo fytyrë shihej shpresa për një qeverisje të re që dëgjon, që punon dhe që i mban premtimet.
Folëm hapur për projektet që do të nisin shumë shpejt, për rrugë të reja, ndriçim publik, investime në lagje, përmirësim të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Ky bashkim nuk është rastësor, është zëri i qytetarëve që duan fundin e stagnimit dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
Faleminderit shumë për mikpritjen dhe besimin, për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për fjalët që të japin forcë për të vazhduar me më shumë vendosmëri.
Rruga jonë është drejt, e sinqertë dhe e përbashkët drejt një Gjilani të ri që punon për njerëzit!
BashkePerFitore
GjilaniPertej
ArberIsmajli #113




