Eko Higjiena

Arbër Ismajli pensionistëve: Tani është koha që t’ua kthejmë dinjitetin, trajtimin dhe kujdesin që e meritoni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Sami Ahmetin, kaluam momente krenarie dhe shumë të ngrohta në një takim me përplot emocione me pensionistët e Gjilanit, njerëzit që me vite të tëra pune, sakrifice dhe përkushtimi kanë ndërtuar themelet e këtij qyteti të bekuar ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

I dëgjuam me vëmendje shqetësimet e tyre, nevojat dhe kërkesat e drejta për një jetë më dinjitoze.
Ata kërkojnë kujdes dhe një trajtim më të mirë nga institucionet lokale që i kanë harruar.

Në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme, pensionistët do të kenë vend të veçantë.
Do të punojmë që të krijohen kushte më të mira për ta, mbështetje në shëndetësi, lehtësime komunale dhe më shumë aktivitete sociale që i bëjnë të ndihen pjesë aktive e qytetit.

FIDANISHTJA

Faleminderit nga zemra për pritjen, për fjalët e mençura dhe për mbështetjen tuaj të sinqertë.
Ne asnjëherë nuk e harrojmë kontributin e gjeneratës që ndërtoi Gjilanin.

Tani është koha që t’ua kthejmë dinjitetin, trajtimin dhe kujdesin që e meritoni.

BashkePerFitore

GjilaniPertej