ARKATANA

Porosia e Florina Qamili Jerliu: Të punojmë bashkë për një Gjilan më të drejt, më të hapur dhe më shpresëdhënës!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në këto zgjedhje kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj që së bashku ta ndërtojmë një Gjilan ku zëri i qytetarit dëgjohet dhe ku vendimet pasqyrojnë nevojat reale të njerëzve tanë thuhet në mesazhin e Florina Qamili Jerliu.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit
Unë jam Florina Qamili Jerliu, kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 21 nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këto zgjedhje kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj që së bashku ta ndërtojmë një Gjilan ku zëri i qytetarit dëgjohet dhe ku vendimet pasqyrojnë nevojat reale të njerëzve tanë.

  • Angazhimi im është i qartë:
  • Rini me mundësi e perspektivë,
  • Arsim modern e cilësor,
  • Drejtësi dhe transparencë për të gjithë.
    Sepse shërbimi publik është përgjegjësi, jo privilegj personal!
    Çdo hap im do të udhëhiqet nga një parim i vetëm:
    Në qendër është njeriu dhe mirëqenia e tij.
    Besoj thellë se Gjilani meriton më shumë!

Një qytet të drejtë, të pastër, me shpresë dhe dinjitet – ku secili qytetar ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.

KKVITI

Prandaj ju ftoj me zemër: Votoni Florina Qamili Jerliu me numrin 21 në listën fituese të LDK-së.

Për një zë të fuqishëm e të guximshëm në Asamblenë Komunale të Gjilanit!

Bashkë për fitore!

Me besimin dhe dashurinë tuaj do ta bëjmë Gjilanin më të mirë për të gjithë!

FlorinaQamiliJerliu21

ArberIsmajli113

BashkePerFitore

LDKPertej

BashkePerGjilan