Shkëlqen Fatos Beqiraj
Futbollisti nga Peja, Fatos Beqiraj ia ka siguruar kualifikimin për në fazën e Play Offit të Ligës së Evropës, skuadrës së tij, Dinamo Minsk.Beqiraj ka shënuar golin e kualifikimit në minutën 118, pasi koha e rregullit kishte përfunduar në favor të Cyrihut 1:0.
Beqiraj e kishte shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen e parë të luajtur në Zvicër, transmeton gazeta tribuna.
Kështu, Fatos Beqiraj e ka fituar duelin kundër dy futbollistëve shqiptarë që luajtën sonte për Cyrihun, Burim Kukelit dhe Armando Sadikut.
Futbollisti pejan po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.


