Shaqiri tani kërkohet edhe nga Premier Liga
Raportohet se tani edhe Evertoni është duke menduar të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Interit, Xherdan Shaqirin.Sulmuesi 23-vjeçar u transferua te Interi në janar të vitit të kaluar nga Bayern Munich, por edhe te Interi ai nuk arrit të sigurojë vendin e titullarit.
Me hapjen e afatit kalimtar të verës, filluan edhe ofertat drejt mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës, ishte Stoke City klubi i parë i interesuar për atë, por oferta e klubit anglez u hedh poshtë kategorikisht nga lojtari.
Tani është Evertoni ekipi i cili ka shfaqur interesim për Shaqirin. Në ditë e ardhshme mund të kemi takim në mes të dy klubeve dhe lojtarit./Telegrafi/


