ARKATANA

Një vepër dokumentare e historike për të kaluarën e popullit tonë …

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Siç dihet, e kaluara e popullit ka qenë e hidhur dhe e dhimbshme. E dhimbshme për faktin se, okupuesi shekullor, serb, deshi njëherë e përgjithmonë ta zhbëjë popullin shqiptar nga faqja e dheut. Pra, historia e hershme e popullit tonë është e nëpërkëmbur gjer në fund. Andaj, ky popull është krenare, për faktin se, kurrë s’ka qenë pushtues e as okupues të tokave të huaja. Përkundrazi. Ky popull ka qenë i dinjitetshëm, i cili, edhe në kohë m të rënda jete, ka ditur ta ruajë gjuhën dhe vlerat të tjera kombëtare. Nisur nga kjo temë, ditë më parë, Kurtesh Devaja, publicist nga fshati Devajë, botoi librin dokumentar me titull: “Te molla e kuqe”.

Një libër që ia vlen të lexohet dhe të studiohet. Të lexohet, për faktin se, lexuesi gjen aty me qindra e mijëra familje të hershme shqiptare, të cilat i kanë braktisur me dhunë trojet e veta stërgjyshore, vetëm për të shpëtuar nga më e keqja. Por, ka familje që janë zhdukur ose janë larguar me dhunë, të cilat sot gjenden në Kosovë, në Kosovën Lindore apo edhe në vendet e largta të Anadollisë së Turqisë.

Kjo kohë është e hershme, e “Shqipërisë natyrale”, e vitet1877-1878. Autori i librit Kurtesh Devaja, më këtë vepër monument e ka ndriçuar këtë periudhë shumë të errët, e cila ka data, emra njerëzish, vendesh, luftëtarësh, por ka edhe qindra e mijëra viktima më të tmerrshme që i kanë kryer forcat çetnike serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, me të vetmin qëllim të bëhet shpërngulja e “heshtur” dhe pastrimi i terrenit nga popullata shqiptare.

Libri ka fakte, ngjarje tragjike që i kanë bërë çetnikët serbë, të cilët nuk kanë zgjedhur mjete për t`i vrarë e për t`i zhdukur shqiptarët njëherë e përgjithmonë nga faqja e dheut. Dihet mirëfilli se, shqiptarët pësuan më së shumti vetëm se ishin popull autokton dhe me një histori të lashtë.

Autori në fjalë, librin “Te molla e kuqe” e ndanë në tetë kapituj. Në këta kapituj flet për ardhjen e serbëve nga Karpatet në Ballkan, zgjerimin e territoreve serbe nga Pashallëku i Beogradit drejt jugut; planet për zhbërjen e qenies shqiptare; luftërat shqiptare-serbe gjatë viteve 1877-1878 në Sanxhakun e Nishit; Nacërtania – synimi i krijimit të shtetit pansllavist; dëbimi i shqiptarëve nga vatrat e veta; Ploja e madhe mbi shqiptarët në Toplicë e Nish.

Mandej autori shkruan për vendin e quajtur “Molla kuqe”, vizita e parë “Te molla e kuqe”, tapitë e pronave shqiptare, serbizimi i tokave shqiptare, synimet për krijimin e Perandorisë Pansllavite, Golgota shqiptare, tmerret e egra, Marrëveshja e Edrenës, Paqja e Parisit, Marrëveshja e Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, Çështja shqiptare në Kongresin e Berlinit, Reagimi i Turqisë për gjendjen e muhaxhirëve, popullzimi i tokave shqiptare me malazezë në Jabllanicë, masakra serbe në Gjylekreshtë e Radec të Medvegjës.

Por, autori M. Devaja flet se si në Medvegjë po bëhet spastrimi etnik, ngjarjet tronditëse në Masuricë, Vrasja e Hasan Haxhiut, konvertimi i shqiptarëve në serbë, dhuna e paparë mbi shqiptarët, rrugëtimi i përgjakshëm, malli për vatrat e stërgjyshore, të cilat nuk u shua kurrë, Bujanoci dhe rrethinat autoktone shqiptare, për bandat serbe që e kanë shkatërruar teqenë dhe xhaminë, për kasabanë e dikurshme të Bilaçit, për prejardhjen e shqiptare të ish- kryetarit të Turqisë, për Kenan Evren, për historianët shqiptarë, serbë dhe të tjerë për Sanxhakun e Nishit, Luginën e Preshevës në vorbullën e së kaluarës e të ardhmes etj. Mandej, autori i librit e shpjegon toponiminë e “legjendës” së Mollës së Kuqe, i cili shton se, “isha kureshtar të di për historinë e Mollës së Kuqe, që brez pas brezi përcillej nga të moçmit, duke e cilësuar si kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmani. Por, asnjëherë nuk e kisha mësuar me saktësi të vërtetën se ku ndodhje kufiri që quhet si Molla Kuqe.

Mobi Casa

Për Mollën e Kuqe shpesh në opinion dolën edhe spekulime të ndryshme, kinse ajo është joekzistente etj. Andaj, nga puna që kam bërë, gjatë realizimit e dokumentarit për Sanxhakun e Nishit, Toplicës dhe kufirin “Te Molla e Kuqe”, arrita të gjej shumë fakte historike në retrospektivë, për ato ngjarje ishin tejet lemeritëse që kishin shoqëruar atë periudhë historike”. Por, autori i librit “Te Molla e Kuqe” sikur ka dëshirë këtë çështje madhore shqiptarët ta aktualizojë tek faktorët e institucionet ndërkombëtare që të bëhet kthimi i shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Toplicë dhe në Sanxhakun e Nishit.

Në të vërtetë, si shton autori i librit K. Devaja, publicist, “ka ekzistuar popullatë autoktone shqiptarëve në atë kohë edhe deri përtej Nishit e Mollës së Kuqe, në Luginën e Lumit Timok (f.20). Prandaj, “historia për këtë periudhë dëshmon se vitet 1877-1878 njihen si periudhë e fillimit të dëbimit masiv të shqiptarëve nga serbët që nga Topllica, Nishi, Piroti, Prokupla, Kurshumlia, Leskoci e Vranja.

Ndërsa dhuna e egër qe u zbatua ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit shënon edhe nismën e zbatimit të programit famëkeq të “Naçertanmies” së Grashaninit, dhunë kjo e ushtruar nga ushtria e xhandarmëria serbe e princ Milan Obrenoviqit, motoja e së cilës fushatë kundër shqiptarëve ishte: “Sa më pak të ketë shqiptarë në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”(f.31). Dhe, e vërteta për “Mollën e Kuqe”, përkatësisht kufirin e dikurshëm shqiptaro-serb, në popull qoftë edhe si simbol, është përfolur që nga shpërnguljet e para të shqiptarëve nga Toplica e Sanxhakut i Nishit (1877-1878), e sidomos pas vendosjes së Obrenoviqëve.

Por, edhe popullata shqiptare, e në veçanti, muhaxhirët që nga ajo kohë vijën e dikurshme administrative të kufirit e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot “Te Molla e Kuqe”. Pra, është ky kufi i dikurshëm i cili ndodhet pak kilometra në veri të Nishit, në mes Xhades se vjetër të Mit’hat Pashait (Valisë) së dikurshëm të Nishit. Mu këtu ndodhet vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve autoktonë, i quajtur Katun. Edhe banorët serbë, të cilët jetojnë edhe sot në këtë vend e quajnë “Katun kod Crvene Jabuke”. Kështu, luftërat që janë zhvilluar në mes okupuesit serb dhe popullatës autoktone shqiptare kanë qenë të ashpra sa që është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer i derdhur,” është ngopur toka”, nga i cili vend kanë mbirë lule të kuqe. Por, edhe pemët kanë dhënë fryte të kuqe, si të gjakut, mu aty në kodrën afër fshatit të sotëm Katun.

Prej kësaj kohe të hershme, e cila ka një histori të dhimbshme, sot këto fshatra e këto lokalitete shqiptare janë fshirë nga sipërfaqja e dheut. Me qindra fshatra sot nuk ka asnjë banorë. Tokat janë marrë pa asnjë metelikë, ndërsa njerëzit janë vrarë e masakruar duke i larguar nga trojet e tyre, të cilat sot kanë mbetur vetëm në kujtesën e ndonjë qytetari i cili ka mësuar nga të parët e tij të kësaj ane. Popullata është larguar me dhunë dhe, në shumë raste janë vrarë nga bandat serbe, të cilat i kanë pasur duart e lira nga pushteti i asaj kohe serb.

Libri ka me dhjetëra fotografi si dëshmi e kohës. Ka edhe njerëz që ka biseduar autori, i cili i ka mbetur besnik ngjarjeve dhe zhvillimeve të kësaj kohe të hershme e të pandriçuar gjer në fund. Dhe në fund amaneti i muhaxhirëve të Toplicës është ky: “Kur të rriteni dhe të shtoheni ju muhaxhirët e rinj, mos i lini trojet tona të Toplicës, se ato janë tokat e të parëve dhe kthehuni atje së paku t’i vizitoni varret dhe themelt e shtëpive të djegura të bëra shkrumb e hi”( f.5)./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.