Berisha i vendosur të stabilizohet te Norvegjia
Mesfushori Valon Berisha është i lindur në Malmo të Suedisë, luan për Përfaqësuesen e Norvegjisë, jeton në Austri dhe agresivitetin në fushë e ka nga Kosova.
Krejt kjo mund të duket e çuditshme, por Berisha 22-vjeçar ka qëndruar në Suedi vetëm një vit para se të transferohet për të jetuar në Norvegji ku e ka nisur karrierën e futbollistit.
Ai aktualisht luan te skuadra Red Bull Salzburg dhe është vëllai i madh i Veton Berishës, i cili këtë verë u transferua nga Greuther Fuerthi në Bundesliga 2. Vetoni ka lindur në Egersunt të Norvegjisë. Prindërit e Berishës janë shqiptarë me prejardhje nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
“Agresivitetin në fushë mund ta kem nga Kosova”, thotë Berisha duke qeshur dhe shtuar se nuk ka kujtime nga Malmo ku ka lindur. “Edhe pse jam norvegjez, unë ndihem shqiptar për shkak të prindërve të mi që janë nga Kosova. Kam lidhje të ngushta me Kosovën”.
Berisha në verën e vitit 2012 për një dëmshpërblim prej 2.8 milionë eurosh u transferua te Red Bull Salzburgu nga skuadra norvegjeze Viking. Ai së fundi ka rinovuar kontratën e tij me ekipin austriak dhe tani ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2018..
http://koha.net/?id=6&l=69542


