Lorik Cana: Skënderbeu, krenaria e kombit
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka komplimentuar kalimin e Skënderbeut në play offin e Ligës së Kampionëve. Skënderbeu me fitoren ndaj Milsamit arriti të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League, teksa po ashtu arriti të sigurojë edhe të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve ku në play off pritet të takojë një skuadër tjetër.
Dhe krejt kjo u përcoll, transmeton Telegrafi, nga një përgëzim shumë i mirë i Lorik Canës.
“Urime Skënderbeu, sot jeni krenaria e gjithë kombit. Ju prift e mbara në rrugën drejt Ligës së Kampionëve”, u shpreh Cana në profilin e tij privat në Facebook. /Telegrafi/


