Mobi Casa

Dasma e Flamurit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Më Njëzet e Tetë Nëntor ,
Ismail Beu, thërret në Vlorë ,
Gjithë kah janë trimat e gurit –
Ta bëjmë Dasmën e Flamurit !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora –
Marigonë, ty të lumtë dora !
Që qëndise atë Flamur ,
S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë…
S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë !
Nga i gjithë trungu arbërorë –
Nisen trimat për në Vlorë ,
Që ta shpallin Pavarësinë ,
Ta bëjnë nuse Shqipërinë !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Burra t’ pushkës , trima t’ malit –
Janë dasmorë t’Ismail Qemalit !
Retë u zhduken – doli Dielli ,
Zemrat male me shend qielli .

Hidromorava

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Vijnë dasmorët nga këto dhena –
Puthin Shqipen me dy krena !
Puthin gurët , puthin dheun –
Do ta bëjnë me Zot, Atdheun !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.

*****Demir Krasniqi : “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006, faqe 52.