Mobi Casa

Shqiptari nga Kosova dëbohet pas 23 vitesh qëndrimi në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Administrative e Kantonit Thurgau ka marrë vendim për dëbimin e shqiptarit 26 vjeçar nga Zvicra. Ky vendim erdhi si rezultat i sjelljeve te këqija dhe të dëmshme për shoqërinë.

Sipas Entit për emigracion dhe Gjykatës çfarëdo mase tjetër që do të ndërmerrej ndaj tij nuk do të kishte efekt.

Ai kishte ardhur në Zvicër në vitin 1992 duke iu bashkuar familjes si katërvjeçar, po qysh atëherë nuk ka treguar fare shenja te integrimit në rrethin kulturor të Zvicrës.

Sjellja jo e rregullt e tij ishte vërejtur qysh ne shkollë, ku i ishte caktuar orar i veçantë mësimi te kombinuar me ore praktike (zanat) shkruan thurgauerzeitung.ch. Por ai në vend të punës dhe shkollës kishte zgjedhur një rrugë tjetër, si: vjedhje, prishje qetësie, tregti me heroine, etj.

UBT

Enti për emigracion në vitin 2006 I kishte shqiptuar vërejtjen e parë, por atëherë shqiptari nga Kosova si 17 vjeçar kishte vazhduar me vepra kriminale, si vjedhje e veturës, vozitje me dokumente false, grabitje, plaçkitje e shantazhim. Gjatë vuajtjës së burgut ai kishte refuzuar obligimin e punës dhe nuk e kishe ndërprerë marrjën e metadonit (ilaç për lënien e drogës).

Në vitin 2012, ai ishte dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg dhe 1000 franga gjobë. Pasi këtij dënimi, Zyra për Migracion ia hoqi të drejtën e qëndrimit në Zvicër.

Në vendim thuhet se “interesi publik për kthimin e tij në vendlindje peshon më shumë se interesi i tij privat për të mbetur në Zvicër”. Ai kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative, por ajo i është refuzuar./albinfo/