Uji Dea

Riad Rashiti, Kryetari në ardhje i Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nijazi Musmurati – Riad Rashiti si një profesionist i shquar i ekonomisë i duhet mesë shumti Gjilanit. Gjilanit i duhet një kryetar siç është Riad Rashiti i përgatitur jo i heshtur karshi problemeve, i afërt me masën e gjërë, evidentimin e prioriteteve të komunës, respektimin e mendimeve pozitive të te tjerëve, bërjen e një kuvendi funksional në dobi të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe në dobi të zhvillimit të komunës në të gjitha fushat.

Riad Rashiti, kandidat i nominuar për kryetar të komunës së Gjilanit nga PDK, në emisionin televiziv tv.10 në debatin e zhvilluar mes kandidatëve tjerë konkurrent dhe në debatet tjera ishte larg më i përgatitur dhe më konstruktiv nga konkurrentët tjerë.

Gjithnjë kam qenë në hamendje të ndaj mendimin se cilin kandidatë konkurrent te të gjitha partive politike ta mbështes.

Unë gjithnjë jam bazuar në vlera dhe në përgatitjet e kandidatëve pamarrë parasysh se cilës parti apo subjekt i përket dhe kam vendosur të votoj kandidatin më të mirë që e prosperon komunën, e kësaj radhe Riadin.

Duke i përcjellë debatet televizive në mes të nominuarëve për kryetar komune, Riad Rashiti gjithnjë ka pri me përgatitjen e tij profesionale dhe shpalosjen e programit zgjedhor.

Riadi në debate çdo herë ishte i përgatitur duke shpalosur vlera të larta të dijës dhe i pajisur me argumente dhe fakte karshi kandidatëve tjerë. Nuk fliste vetëm për të thënë diçka por gjithnjë i matur dhe i argumentuar.

Eco Higjiena

Çdo herë e zinte mat kryetarin e tashëm të komunës jo vetëm me e kritikua, por me fakte dhe argumente duke mos ditur nga të ia mbajë me lëshimet dhe gabimet që kishte bë gjatë mandatit të tij qeverisës.

Nuk i thonte këto Riadi si thotë populli sa për sy e faqe por të gjitha me një përgatitje të lartë profesionale, me fakte, argumente, të shkruara në letër dhe të dokumentuara.

Të lumtë Riad se njeriu nuk kritikohet pa patur fakte dhe argumente, por ju i posedonit të gjitha këto të vërteta duke lënë gjurmë dhe mbresa te opinioni i gjerë se Gjilanit po i vie në ardhje një kryetar i matur, një ekonomist me vlera, jo i frustruar, i përgatitur, i afërt me qytetarë, një realist dhe jo një kryetar me pompozitet, një kryetar që shpalosë programin zgjedhor në mundësitë reale bugjetore të përthekimit të projekteve.

Riad Rashiti si një profesionist i shquar i ekonomisë i duhet mesë shumti Gjilanit.
Gjilanit i duhet një kryetar siç është Riad Rashiti i përgatitur jo i heshtur karshi problemeve, i afërt me masën e gjërë, evidentimin e prioriteteve të komunës, respektimin e mendimeve pozitive të te tjerëve, bërjen e një kuvendi funksional në dobi të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe në dobi të zhvillimit të komunës në të gjitha fushat.

Qytetarë të nderuar pamarre parasysh përkatësinë partiake apo jo partiake votoni Riad Rashitin për kryetar të Gjilanit se i duhet qytetarëve dhe zhvillimit të Gjilanit./rajonipress/