UBT

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Infermierja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Njoftim Mortor nga Spitali i Gjilanit:

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshme, Infermiere Rejane Haziri.

KKVITI

Infermierja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqve dhe të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Rejane Haziri.
U prehtë në paqe shpirti i saj.