UBT

Agushi premton mbështetje e investime edhe në Vërbicë të Zhegocit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Verbicës së Zhegocit i kemi borxh të gjithë, që ta përkrahim dhe ta avancojmë jetën e këtyre banorëve. BNA po tregohet shumë popullore dhe pjesëmarrja e vet qytetarëve, e dëshmon këtë çdo ditë e më shumë ka thënë Isa Agushi.

“Vetëm me përkushtim e besueshmëri të ndërsjellë, do të jemi partia më serioze në trajtimin e kërkesave të fshatrave, të cilat janë lënë anash nga qeveria komunale” ka thënë Isa Agushi kandidat i BNA për kryetar të Gjilanit, derisa ka bashkëbiseduar me banorët e fshatit Verbicë e Zhegocit.

UBT

Agushi u ka premtuar përkrahje e mbështetje kësaj pjese, me arsyetimin se të gjithë i kanë borxh kësaj treve, e cila ishte shumë aktive gjatë luftës./rajonipress/