Hidromorava

Tentim vrasje në Debëllde të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Debëlldeh, të Vitisë viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij.

Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Uji Dea

Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë.

Rasti duke u hetuar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/