Lorik Cana, ndër më të mirët e shekullit XXI
Lorik Cana ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin francez. Futbollisti kosovar, aq shumë ka hyrë në zemrat e tifozëve, sa që është përfshirë në mesin e 100 lojtarëve më të mirë në Francë për shekullin XXI.
Këtë listë e ka publikuar “Eurosport.fr”, transmeton Zëri, ndërsa përfaqësuesi shqiptar është i 81-ti. E votën përfundimtare do ta japin tifozët.
“Ka siguruar ‘paqe’ në mes PSG-së dhe Marseilles, kjo nuk është pak. Edhe pse e nisi në PSG, u bë kapiten në Marseille. Është diçka krejt e rrallë”, shkruan “Eurosport.fr”, përcjell Zëri.
“Ai është një prej tyre. Është në gjendje ta lë jetën në fushë. Fatkeqësisht, nuk e shijoi titullin e kampionit edhe pse ishte tri herë afër. Është mëkat që emri i tij nuk figuron në mesin e kampionëve të Ligue 1”, vazhdon shkrimi, raporton Zëri.
“Goli i tij në Velodromë në fitoren kundër PSG-së (1:0), pas tri vjetësh si rival, nuk do të harrohet kurrë”, përfundon shkrimi. /Zëri/


