Real Madridi dëshiron transferimin e Mustafit
Real Madridi ende dëshiron që ta transferojë dyshen e Valencias, Shkodran Mustafi dhe Nicolas Otamendi, të cilët ishin fantastik në sezonin paraprak.
Sipas raporteve nga “AS” thuhet se kjo dyshe do të transferohet në Santiago Bernabeu në rast të largimit të Sergio Ramosit i cili kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi.
Në rast mbrojtësi spanjoll nuk e nënshkruan kontratën e re me “Los Blancos” atëherë dyshja e Valencias do të bashkohen me ekipin e Rafa Benitezit, transmeton Koha.net.
Sipas “AS” klubi mbretëror për shërbimet e Otamendit duhet të paguaj plot 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e lojtarit, kurse Mustafi rreth 20 milionë euro.
© KOHA
http://koha.net/?id=6&l=69256


