Në Tërpezë të Vitisë, policia konfiskon një pistoletë dhe 47 fishekë
Viti – Në fshatin Tërpezë, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 47 fishekë.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


