Hamdi Salihu prin listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve
Kualifikimet e Ligës së Kampionëve janë afër përfundimit dhe Skënderbeu është shumë afër që të futet në histori, dhe për këtë më meritori është sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Hamdi Salihu.
Nëse, Skënderbeu kualifikohet edhe në këtë rund, atëherë ata do të sigurojnë grupet e Ligës së Evropës, gjë që është shumë e mundshme.
Gjithsesi, ëndrra nuk përfundon këtu, ekipi shqiptar është në kërkim të Ligës së Kampionëve dhe në rast kualifikimi kundër Milsamit, atëherë kampionët shqiptarë pritet të luajnë me një skuadër të fortë evropiane.
Duke parë formën e mirë e Skënderbeut, posaçërisht atë të Hamdi Salihut i cili me katër golat e tij është më meritori që Skënderbeu me shumë mundësi do të jetë ekipi i parë shqiptar i cili do të luaj në garat evropiane.
Salihu ka luajtur 270 minuta në tre ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Salihu është i ndjekur nga Michael Wilde i cili ka shënuar poashtu katër gola, por sulmuesi anglez ka luajtur plot 368 minuta në katër ndeshje./Telegrafi/


