ARKATANA

Haradinaj mbështet fuqishëm protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme protestës në Hagë që do të zhvillohet me të dielën me 14 shtator.

Haradinaj ka thënë se i qëndron fuqishëm krah përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare.

KKVITI

‘‘Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi.

Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë’’, ka shkruar ai.