Zajmina publikon një pjesë të klipit të ri
Këngëtarja nga Shqipëria, Zajmina Vasjari së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
“Black out” titullohet kënga, të cilën Zajmina do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda, transmeton Telegrafi.
Kënga do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar nga produksioni “Max Production”.
Dyshja kanë publikuar një pjesë nga kjo video dhe kanë paralajmëruar se projekti i plotë do të publikohet së shpejti.


