ARKATANA

Majlinda kthehet në ngjarjen më të madhe të vitit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pritjes së gjatë të Majlinda Kelmendit për të vazhduar dominimin në xhudo, do t’i vijë fundi më 25 gusht. Më 25 gusht sportistja bindshëm më e mirë në vend dhe aktualisht xhudistja më e mirë në botë do të shënojë rikthimin në sport pas më shumë se tetë muajsh mungese në gara për shkak të lëndimit të gjurit.

Lëndimi i gjurit, që e pësoi në fillim të vitit, e ka lënë Majlindën jashtë Lojërave të para Evropiane që u mbajtën në qershor. Por 24-vjeçarja nuk do të lëshojë ngjarjen më të madhe të vitit në sportin e xhudos – kampionatin botëror, shkruan sot Koha Ditore.

Tashmë është konfirmuar se Majlinda do të garojë në botërorin që do të mbahet në Astana të Kazakistanit nga 24 deri më 30 gusht. Garat e kategorisë deri 52 kilogramë, kategori në të cilën Majlinda ishte e pakonkurrencë në dy vitet e kaluara, mbahen më 25 gusht.

Uji Dea

Sportistja pejane më 20 dhjetor të vitit të kaluar garoi në Ligën e Kampionëve për një skuadër turke. Në fillim të janarit pësoi lëndim të gjurit në një kamp përgatitor, ndërsa në fund të atij muaji iu nënshtrua një operimi të suksesshëm në gju.

Pati fazë të suksesshme rikuperuese, por në Lojëra Evropiane nuk garoi pasi u vlerësua se kështu mund të rrezikohej shëndeti i saj. Majlinda është duke vazhduar me përgatitje në një kamp në Slloveni.

http://koha.net/?id=6&l=69097

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.