Haliti me kërkesë zyrtare për Xhelal Sveçlën, kërkon hapjen e pikës kufitare në Debëllde
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debëllde.
Në këtë kërkesë theksohet rëndësia e hapjes së kësaj pike për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, forcimin e marrëdhënieve ndërkufitare e ndërlokale, zhvillimin e tregtisë, turizmit dhe ekonomisë lokale, si dhe përmirësimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.
Haliti vlerëson se hapja e kësaj pike është domosdoshmëri, pasi do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve./rajonipress/



