Fundamenti

Rashiti: Malisheva, ndjenja e përkatësisë dhe krenarisë për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Takimi në Malishevë është gjithmonë ndjesi e veçantë. Aty jemi rritur me frymën e veprimtarëve dhe heronjve tanë, dhe kemi mësuar se kurrë nuk është mjaftueshëm për të kontribuar për vendin tënd ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotw:

Para bashkëvendësve tanë të Malishevës nuk premtuam, por u zotuam se do të jemi gjithmonë në shërbim të drejtë dhe do të punojmë me krenari për Gjilanin. Sikurse shumë personalitete të tjerë të Malishevës që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për vendin dhe komunën tonë.

ARKATANA

Në këtë takim, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Liridon Hajdini dhe Fatime Ademi, ndamë përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen e qytetit tonë.

Gjithmonë jam falënderues për mbështetjen dhe mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të bashkëqytetarëve tanë, për rrugëtimin tonë politik dhe institucional.

Mamirë për Gjilanin

NaDuheshEdheTi

PDK

RiadRashiti për kryetar të Gjilanit

FatimeAdemi32

LiridonHajdini39