ARKATANA

Zoti nuk është problem i shqiptarëve sot, e as që kanë qenë ndonjëherë, por jemi vet ne

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Xhabir Hamiti – Të dashur qytetarë ! Lëreni tentativat dhe shtyrjet e bërrylave për dominimin mbi fenë, sepse atë askush deri më sot nuk ka arritur të fusë në grusht dhe as që të ketë monopol mbi të. Lëreni dhe mos e instrumentalizoni fenë për interesa të ngushta ditore në dëm të interesit të përgjithshëm të bijave dhe bijve tonë.

Mos bëni tregti dhe politikë me fenë duke dëmtuar e nënçmuar tjetrin. Mos u bëni argat të agjendave të jashtme të cilat përmes fesë, po mundohen që të brejnë dhe të luhatin bashkëjetesën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Thoni po respektit dhe përkatësisë së çdonjërit për bindjen e vet të zgjedhur fetare dhe thoni stop provokimeve dhe urrejtjes në emër të saj. Zoti është mbi fenë që ne e predikojmë, por njëkohësisht është edhe Krijues i të gjithë neve pa dallim. Të kaluarën lërjani historisë, sepse ajo më nuk kthehet. Shikoni të tashmen dhe punoni drejt të së ardhmes.

Shqiptarët më së paku kanë nevojë sot që fenë ta bëjnë lajm ditor, kur dihet se para veti presin shumë punë për të bërë drejt rregullimit dhe funksionalizimit të mbarë e prosperues të shtetit tonë. E drejta e besimit dhe praktikimit të fesë duhet të institucionalizohet barazisht dhe për të gjithë pa dallim, por njëkohësisht edhe të sanksionohet abuzimi me të në dëm të tjetrit dhe në dëm të interesit të përbashkët shoqëror dhe kombëtar.

Eco Higjiena

Të gjithë ata popuj që e kanë përdor emrin e Zotit për t`i dëmtuar të tjerët padrejtësisht, asnjëherë nuk kanë shpëtuar nga dënimi i Tij. Shembuj të tillë kemi edhe sot, përplot.

Lëni njerëzit të lirë në besimin e vet dhe mos bëni orvatje për supermaci fetare.

Shoqëria e jonë, përveç besimit në Zot, ka nevojë si kurrë më parë për respektim të ligjit dhe drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, si dhe luftimin e monopolit dhe korrupsionit të cilat i kanë fut thellë rrënjët në mesin tonë. Këto të këqija po e zbehin ndjeshëm shpresën e të rinjve tanë për një të ardhmen më të mirë të tyre.

Zoti nuk është problem i shqiptarëve sot e as që kanë qenë ndonjëherë, por jemi vet ne që ende nuk jemi këndellur e zgjuar si duhet; për të punuar drejtë, për të dashur njëri tjetrin pa hile, për t`i luftuar të ligat dhe keqen tonë bashkërisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.